Bota

Britania zbulon detaje: Rusia paguan gratë e ushtarëve në Ukrainë që të mos organizojnë protesta

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha në konferencën e saj të përditshme të inteligjencës se disa gra po paguheshin, ndërsa të tjerat ishin diskredituar në internet. Me tej, në deklaratë thuhet se më 27 nëntor 2023, një grup i njohur në internet për gratë e ushtarëve publikoi një manifest kundër mobilizimit të pacaktuar.

2 Dhjetor 2023, 21:24 Nga A.TH
Britania zbulon detaje: Rusia paguan gratë e ushtarëve në
foto ilustruese

BRITANI -Qeveria britanike pretendon se autoritetet ruse po paguajnë gratë e ushtarëve rusë që të mos protestojnë ndaj kohës shumë të gjatë në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha në konferencën e saj të përditshme të inteligjencës se disa gra po paguheshin, ndërsa të tjerat ishin diskredituar në internet. Sipas The Guardian, kjo vjen pas protestave të grave të ushtarëve në nëntor.

“Hulumtimi i mediave të pavarura ruse dhe komentet nga vetë gratë protestuese sugjerojnë se, në javët e fundit, autoritetet ka të ngjarë të kenë ofruar rritje të pagesave në para për familjet që këto të fundit mos protestojnë", thuhet në një postim në X të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me tej, në deklaratë thuhet se më 27 nëntor 2023, një grup i njohur në internet për gratë e ushtarëve publikoi një manifest kundër mobilizimit të pacaktuar.

“Rreth datës 30 nëntor 2023, grupi u etiketua si i rremë, me gjasë me nxitjen e aktorëve pro-Kremlinit. Autoritetet ka të ngjarë të jenë veçanërisht të ndjeshme ndaj çdo proteste që lidhet me ata qytetarë të mobilizuar në shtator 2022, të cilët tani janë në vijën e parë të frontit për më shumë se një vit”, vijon deklarata.

Ndërkohë, Ukraina tha të shtunën se dy linja elektrike që lidhnin rrjetin e saj elektrik me centralin bërthamor të Zaporizhzhia u ndërprenë gjatë natës, duke e vënë centralin në rrezik të një aksidenti. Fabrika ka qenë në qendër të luftimeve që kur u kap nga forcat ruse vitin e kaluar dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për komprometim të sigurisë së saj.

britani e madhe rusi

Sondazh

Poll