Bota

Rinisja e sulmeve ushtarake/ Macron drejt Katarit për një marrëveshje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Hamasit

Macron shtoi gjithashtu se Franca është shumë e shqetësuar nga situata në Gaza dhe se situata kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

2 Dhjetor 2023, 18:38 Nga A.TH
Rinisja e sulmeve ushtarake/ Macron drejt Katarit për një
emmanuel macron

DUBAI- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se do të udhëtojë në Katar për t’u angazhuar gjetur një rrugë që mund të çojë në armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit. Ai e njoftoi këtë në samitin e klimës COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Macron shtoi gjithashtu se Franca është shumë e shqetësuar nga situata në Gaza dhe se situata kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve, shkruan Sky News.

Në të njëjtin samit të shtunën pasdite, zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris tha se ajo po diskutonte planifikimin pas konfliktit me presidentin egjiptian Abdel Fattah el Sisi. Marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit mori fund dje dhe të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të saj.

Por ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që të vijojë puna për të arritur një tjetër marrëveshje, ushtria izraelite bëri me dije se tanimë do të ndërmarrë një tjetër sulm ushtarak në jug të Rripit të Gazës.

emmanuel macron

Sondazh

Poll