Bota

E ngjashme me "përplasjen" e Sunak dhe Mitsotakis/ Mosmarrëveshje mes Italisë dhe Gjermanisë për një skulpturë romake

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1948, qeveria italiane arriti të përfshijë në listën e veprave që ishin eksportuar ilegalisht nga vendi “Diskhedhësin” e Lancelotit dhe ia doli ta kthente në Romë.

2 Dhjetor 2023, 21:09 Nga A.TH
E ngjashme me "përplasjen" e Sunak dhe Mitsotakis/
foto ilustruese

ITALI- Italia dhe Gjermania ndodhen në kulmin e mosmarrëveshjeve lidhur me kthimin e skulpturës “Hedhësi i diskut, Lanccelot”, një situatë mjaft e ngjashme kjo me atë mes qeverisë greke dhe ajo britanike.

Gjermania i ka kërkuar Italisë kthimin e Diskut Lancelot, i cili konsiderohet kopja romake më e vlefshme e diskut të humbur prej bronzi të Myronit. Është një statujë e shekullit II pas Krishtit, e cila ndodhet në Romë, raportojnë mediat e huaja.

Kërkesa është paraqitur nga drejtori i galerisë së skulpturave të Mynihut, Florian Knauf, i cili iu referua, duke dhënë interpretimin e tij, për aventurën historike të statujës. Princi Lancelot, u detyrua t’ia shiste statujën Gjermanisë në vitin 1938, me dëshirën e fortë të Adolf Hitlerit, i cili kishte rënë drejtpërdrejt në duart e Benito Musolinit.

Hitleri e kishte parë statujën gjatë vizitës së tij në kryeqytetin italian po atë vit dhe vendosi që ajo të ishte pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit të tij. Shitja e detyrueshme u bë, pavarësisht mendimit të kundërt të ministrit të atëhershëm italian të Arsimit Giuseppe Bottai dhe Këshillit të Lartë Italian të Arteve dhe Shkencave.

"Hedhësi i diskut" ishte bërë tashmë një nga simbolet e propagandës naziste, me Lojërat Olimpike në Mynih, në vitin 1936.
Pas përfundimit të luftës, në vitin 1948, qeveria italiane arriti të përfshijë në listën e veprave që ishin eksportuar ilegalisht nga vendi “Diskhedhësin” e Lancelotit dhe ia doli ta kthente në Romë.

Tani, drejtori i galerisë së skulpturave të Mynihut, nënvizon se ky kthim në Itali, në këndvështrimin e muzeut të tij dhe të shtetit të Bavarisë, ka shkelur ligjin dhe se autoritetet italiane kishin miratuar transferimin e statujës në Gjermani. 

gjermani itali

Sondazh

Poll