Bota

Samiti i Klimës COP28/ Papa bën thirrje për një marrëveshje kundër ngrohjes globale

Papa bëri thirrje për lehtësimin e borxheve për vendet e varfra që janë më pak përgjegjëse për gazrat serrë, por vuajnë më shumë se vendet e përparuara. Papa, 86-vjeçar kishte planifikuar të merrte pjesë në konferencë, por për arsye shëndetësore iu desh të qëndronte në Vatikan, shkruajnë mediat e huaja.

2 Dhjetor 2023, 19:58 Nga A.TH
Samiti i Klimës COP28/ Papa bën thirrje për një
papa francesku

VATIKAN- Papa Françesku i bëri thirrje sot Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28) në Dubai që të luftojë për një marrëveshje domethënëse për të frenuar ngrohjen globale që përfshin eliminimin e lëndëve djegëse fosile.

Papa, 86-vjeçar kishte planifikuar të merrte pjesë në konferencë, por për arsye shëndetësore iu desh të qëndronte në Vatikan, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë jam me ju sepse tani më shumë se kurrë, e ardhmja e të gjithë neve varet nga e tashmja që zgjedhim tani. Unë jam me ju sepse shkatërrimi i mjedisit është një ofendim ndaj Zotit. Kjo COP le të jetë një pikë kthese, duke demonstruar një vullnet të qartë dhe të prekshëm politik që mund të çojë në një përshpejtim vendimtar të tranzicionit ekologjik," tha ai.

Sipas Papa Franceskut për të arritur këtë, është e nevojshme të ecet pasa me eficiencën e energjisë. Papa bëri thirrje për lehtësimin e borxheve për vendet e varfra që janë më pak përgjegjëse për gazrat serrë, por vuajnë më shumë se vendet e përparuara. Ai e quajti këtë shlyerje të “borxhit ekologjik” që u kanë për vuajtjen nga diçka që nuk e kanë shkaktuar.

papa francesku samiti i klimes cop28

Sondazh

Poll