Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin dijetarin palestinez

Tayeh ishte president i Universitetit Islamik të Gazës dhe ishte një studiues kryesor në fizikë dhe matematikë të aplikuar.

2 Dhjetor 2023, 18:24 Nga A.TH
Sulmet izraelite në Gazë vrasin dijetarin palestinez
foto ilustruese

GAZË- Një sulm ajror izraelit në Gaza ka vrarë dijetarin e shquar palestinez Sufyan Tayeh dhe familjen e tij, ka pretenduar ministria palestineze e Arsimit të Lartë.

“Sulmi goditi qytetin al Faluja, i cili është rreth 30 km në verilindje të qytetit të Gazës", thuhet në deklaratën e ministrisë së Arsimit të Lartë, raporton Sky News.

Tayeh ishte president i Universitetit Islamik të Gazës dhe ishte një studiues kryesor në fizikë dhe matematikë të aplikuar. Ministria e palestineze e Shëndetësisë raportoi se 13.300 është numri i të vrarëve nga popullsia civile.

sufyan tayeh

Sondazh

Poll