Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, lëshohet alarmi për tsunam edhe në Japoni

Tërmeti kishte një thellësi prej 32 km në një distancë prej gati 21 km në verilindje të Hinatuan.

2 Dhjetor 2023, 19:20 Nga A.TH
Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, lëshohet alarmi për
foto ilustruese

FILIPINE- Një tërmet i fortë, 7.6 ballë goditi sot Filipinen, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin për tsunami.

“Pritet një tsunami shkatërrues me valë, lartësia e të cilave është kërcënuese për jetën”, tha Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në një postim në platformën X.  Ai këshilloi banorët e provincave Surigao del Sur dhe Davao Oriental që të evakuhen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në brendësi, ose në zona me lartësi më të larta.

Tërmeti kishte një thellësi prej 32 km në një distancë prej gati 21 km në verilindje të Hinatuan. Edhe Japonia ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për tsunami për bregdetin e saj perëndimor të Paqësorit, siç u njoftua nga Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Sipas mediave të huaja, tsunami, valët e të cilit vlerësohet të kenë një lartësi prej një metër, ka të ngjarë të arrijnë në Japoni në orët e para të mëngjesit të së dielës me orën lokale. Në Filipine, deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme, por sipas oficerit të policisë Joseph Lampa në Hinatuan, tërmeti ishte shumë i fortë.

"Njerëzit po evakuohen për shkak të paralajmërimit për cunami," tha ai, duke shtuar se 45,000 banorë ishin urdhëruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe se shumë prej tyre po përpiqeshin të arrinin në tokë më të lartë në këmbë ose me makinë.

termet ne filipine

Sondazh

Poll