Sport

Julia Roberts “konfliktohet”me Tom Hanks për Manchester United, aktorja fanse e thekur e “Djajve të Kuq”...

Julia Roberts deklaroi publikisht në "Graham Norton Show" se mbështet Manchester United dhe Tom Hanks bëri një koment të pafytyrë për tifozët e “Djajve të Kuq”.

2 Dhjetor 2023, 13:14 Nga DOSJA
Julia Roberts “konfliktohet”me Tom Hanks për Manchester United,

SHBA - Julia Roberts dhe Tom Hanks u shfaqën në episodin e së premtes mbrëma të “Graham Norton Show”. Aktorja 56-vjeçare ka deklaruar se është një fanse e vërtetë e Manchester United.

"Unë kam tre fëmijë dhe kur ata ishin shumë të vegjël filluan të luanin futboll dhe nisën ta shikonin atë në TV. Dhe kurrë nuk e kuptova se sa emocionuese ishte të shikoje futboll në TV.

Në një farë mënyre Manchester United u bë ekipi ynë, ekipi i familjes Monder (mbiemri i burrit të saj). Dhe ne u bëmë fanatikë”.

Tom Hanks, pasi Julia Roberts përfundoi rrëfimin e saj, bëri komentin e mëposhtëm të pafytyrë për fansat e “Djajve të Kuq”: "Çdokush mund të mbështesë Manchester United", me Roberts që u përgjigj menjëherë: "Oh! Kjo nuk është mirë."

Aktori 67-vjeçar më pas tregoi se si u bë një tifoz i Aston Villas, "Kur erdha për herë të parë në Angli, BBC tregonte rezultatet e ndeshjeve. Të gjitha skuadrat kishin emra shumë të çuditshëm. Dhe pastaj pashë Aston Villa, mendova, ah kjo tingëllon si një vend i mrekullueshëm. Oh po, do të bëhem me Aston Villa."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll