Sport

Më së fundi, Harry Kane gjen një shtëpi në Munich pas 3.5 muajsh, teksa shpenzoi gati 1.5 milion për një hotel!

Pas 3.5 muajsh në Munich dhe gati 1.5 milionësh të shpenzuara, për qëndrimin e tij në një hotel të njohur të qytetit, Harry Kane më në fund arriti të gjente një shtëpi.

2 Dhjetor 2023, 12:36 Nga DOSJA
Më së fundi, Harry Kane gjen një shtëpi në Munich pas

GJERMANI - Më në fund mirë, gjithçka mirë me rastin... e shtëpisë për Harry Kane. Ndoshta sulmuesi anglez i Bayernit ka pasur shumë vështirësi për të gjetur shtëpinë e dashur të tij, pasi iu deshën 3.5 muaj që të vendoste bashkë me familjen. 

Ai mund të ketë shpenzuar pothuajse 1.5 milionë euro për akomodimin e familjes në një hotel të famshëm, por Harry Kane më në fund, arriti të gjejë shtëpinë e tij të parë në Munich.

Sipas mediave gjermane, “vrasësi” anglez vendosi të transferohej në vilën ku më parë jetonte ish-lojtari i bavarezëve, Lucas Hernandez, i cili u largua nga skuadra për në Paris Saint-Germain në verë. 

Siç raporton “ BILD ”, Harry Kane ka vendosur së bashku me bashkëshorten dhe brenda 24 orëve në vijim do të bëhet lëvizja përfundimtare e familjes së qendërsulmuesit anglez.

Që nga mesi i gushtit, kur u bë lojtar i Bayernit, Kane dhe familja e tij qëndruan në një hotel të njohur në Munich, për të cilin anglezi shpenzoi më shumë se 10.000 euro në natë! Në total, shuma që vlerësohet se është paguar nga sulmuesi anglez shkon në 1.2 milionë euro!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll