Sport

Ndiqej nga Barcelona dhe Real Madridi, por Nico Williams rinovon me Bilbaon…

Në fund të kontratës së tij këtë verë, Nico Williams u ndoq nga Real Madrid dhe Barça, por çështja sapo është mbyllur dje me Athletic Bilbaon.

2 Dhjetor 2023, 09:32 Nga DOSJA
Ndiqej nga Barcelona dhe Real Madridi, por Nico Williams rinovon me

SPANJE - Ndërsa kontrata e tij skadoi këtë verë, i riu spanjol, Nico Williams ishte i lakmuar nga Barcelona dhe Real Madrid, autor i pesë asistimeve dhe një goli në 11 ndeshje në La Liga, vëllai i Inaki Williams sapo i ka dhënë fund thashethemeve, duke vazhduar kontratën me Athletic Bilbao deri në vitin 2027.

“Athletic Club dhe Nico Williams kanë arritur marrëveshje për të vazhduar edhe për tre sezone, deri më 30 qershor 2027, duke rinovuar kontratën, e cila do të skadonte në fund të sezonit aktual. Ndërkombëtari, që është afër arritjes së 100 ndeshjeve (96), kur është vetëm 21 vjeç, kryeson listën e asistimeve të ligës (5) dhe 9 nga 13 golat e tij të ekipit të parë erdhën sezonin e kaluar. 

Klubi bardhekuq ka rinovuar për tre vite me një lojtar, të cilin e synonin klube shumë të fuqishme evropiane. Nico Williams, megjithatë, zgjodhi të vazhdojë të shkruajë historinë e klubit Athletic së bashku me vëllain e tij Iñaki dhe pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës. Me mbërritjen në Lezamë rreth dhjetë vjet më parë, ai ka vazhduar të përparojë për t'u bërë një shtyllë thelbësore e ekipit të parë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll