Sport

Një lajm i keq për Bayern Munich, ndeshja kundër Union Berlin u shty…

Është shtyrë ndeshja mes Bayern Munichut dhe Union Berlin, e cila do të zhvillohej në orën 15:30.

2 Dhjetor 2023, 11:22 Nga DOSJA
Një lajm i keq për Bayern Munich, ndeshja kundër Union Berlin u

GJERMANI - Lajm shumë i keq për Bayern Munich. Në garën për titull me Bayer Leverkusen, kampioni në fuqi gjerman nuk do të ketë mundësinë të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj liderit këtë fundjavë, pasi takimi i tij i planifikuar për sot në orën 15:30 kundër Union Berlin, është shtyrë zyrtarisht për shkak të vështirësive atmosferike.

“Bild” shton se fluturimet janë pezulluar deri në mesditë, me 320 fluturime nga 760 të anuluara. Transporti publik nuk funksionon të paktën deri në mesditë, ndërsa trafiku hekurudhor rreth Munichut është gjithashtu i prekur.

Prandaj, një udhëtim normal në stadium nuk është i mundur sot. Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është marrë me shpejtësi sipas mediave. Ende nuk është zgjedhur një datë kur do të luhet ndeshja, ndërsa Unioni ka postuar në llogarinë e tij X:

"Fillimi i dimrit në Munich: Ndeshja e Bundesligës me 1. FC Union Berlin kundër FC Bayern Munich e planifikuar për sot u anulua për shkak të kushteve të motit në kryeqyteti bavarez. Për shkak të rreziqeve të sigurisë për të gjithë të përfshirë, u vendos që të mos luhej ndeshja."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll