Sport

"VAR-i ka nevojë për një VAR, për ta analizuar atë"

Kritika nga trajneri i Al Nassr, pas disfatës ndaj Al Hilal…

2 Dhjetor 2023, 08:45 Nga DOSJA

"VAR-i ka nevojë për një VAR, për ta analizuar

ARABIA SAUDITE - Luís Castro nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrave, pas humbjes 0-3 në derbin ndaj Al Hilal-it, që drejtohet nga Jorge Jesus, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo e pa golin e barazimit të anuluar për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje. Në fushë, trajneri portugez ka protestuar ashpër dhe madje i ka treguar pamjet e lojës në celular te arbitri i katërt.

“Unë jam përgjegjës për humbjen, e cila ishte e rëndë, Al Hilal e meritoi fitoren dhe i përgëzoj për këtë. Ne nuk humbëm për shkak të arbitrit, por mendoj se VAR ka nevojë për një VAR për ta analizuar. Pati një penallti për një prekje me dorë nga Saud Hamid dhe nuk kishte asnjë indikacion nga VAR për gjyqtarin e fushës. 

"VAR-i ka nevojë për një VAR, për ta analizuar

Gjëja më e çuditshme nga të gjitha ishte që arbitri nuk shkoi në VAR për të parë pamjet. Goli i dytë i Al HIlal ishte gjithashtu i parregullt. Mendoj se arbitri nuk e ka menaxhuar mirë lojën. A është normale që një sulmues të shtyjë lojtarin tonë, të shënojë gol dhe arbitri të mos e shikojë? VAR duhet ta shohë këtë! Nëse do të fitosh, bëje me meritë”, u ankua Luís Castro, ende i bindur në rikuperimin e shtatë pikëve që ka tashmë pas në epërsi.

“Kjo nuk ka mbaruar ende, skuadra ka cilësinë për të luftuar deri në minutën e fundit për titullin”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll