Sport

Pochettino për të tijtë: “Eshtë përgjegjësi e jona dhe e skuadrës. Të gjithë bashkë”

Pas humbjes së rëndë në Newcastle fundjavën e kaluar (4-1), Mauricio Pochettino paralajmëroi drejtuesit e tij që të reagonin shpejt.

2 Dhjetor 2023, 08:55 Nga DOSJA
Pochettino për të tijtë: “Eshtë përgjegjësi

ANGLI - Para goditjes në shtëpi kundër Brighton, Maurice Pochettino ishte shumë i hapur në lidhje me nivelin që pritej nga drejtuesit e tij, pas poshtërimit në Newcastle (4-1). 

Trajneri argjentinas i vuri zjarrin lojtarëve të tij dhe i paralajmëroi, teksa deklaroi në një konferencë për shtyp: “Nuk jam këtu për të luajtur. Unë nuk do të luaj, nuk do të tregoj një fytyrë që nuk e ndjej. Nëse jam i lumtur, jam i lumtur. 

Kur nuk jam i lumtur, nuk jam i lumtur. Me lojtarët është e njëjta gjë. Më pyesin nëse u ndjeva i braktisur prej tyre? Eshtë përgjegjësi e jona dhe e skuadrës. Të gjithë bashkë. Kështu duhet të mendojmë. Ne duhet ta vendosim situatën në kontekst”.

“Është e rëndësishme që lojtarët t'i ndiejnë trajnerët në mënyrë natyrale. Kur je i zemëruar, je i zemëruar dhe kur je i lumtur, i lumtur. Unë nuk jam aktor. Unë nuk mund të veproj ndryshe. 

Nuk mund të vij këtu i përgatitur dhe t'i them vetes të buzëqesh, nëse nuk ndihem i lumtur. Jo, por buzëqesh sepse mendoj se ka qenë një javë e mirë. Sigurisht që kemi qenë të ashpër në analizat tona, por kemi thënë të vërtetën. Është për të treguar gjërat që nuk kemi bërë mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll