Bota

Gjatë zhvillimeve të COP28/ Lituania, Letonia dhe Polonia bojkotojnë një foto në grup me Lukashenkon

Krerëve të shteteve dhe qeverive që u mblodhën në Dubai për negociatat e OKB-së për klimën iu bashkua Lukashenko, i akuzuar nga krerët e Bashkimit Evropian për represion kundër opozitës bjelloruse dhe për aleancë me Rusinë.

1 Dhjetor 2023, 22:24 Nga I.A
Gjatë zhvillimeve të COP28/ Lituania, Letonia dhe Polonia
Alexander Lukashenko

DUBAI- Krerët e shteteve të Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë refuzuan sot të pozojnë në një foto kolektive të liderëve botërorë në COP28 për shkak të pranisë së presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko. Krerëve të shteteve dhe qeverive që u mblodhën në Dubai për negociatat e OKB-së për klimën iu bashkua Lukashenko, i akuzuar nga krerët e Bashkimit Evropian për represion kundër opozitës bjelloruse dhe për aleancë me Rusinë.

Udhëheqësit e Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë, të gjithë aleatë besnikë të Ukrainës, e justifikuan vendimin e tyre për të mos u shfaqur në foton tradicionale të hapjes së COP me praninë e të fortit bjellorus. “Ne e quajmë atë një foto familjare, Lukashenko nuk është pjesë e familjes sonë”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda në një deklaratë dërguar Agence France-Presse.

S ipas tij, do të ishte hipokrite të qëndrohej krah për krah me liderin e një vendi që është kthyer në bazën e pasme të agresionit rus kundër Ukrainës dhe të diskutohet me të për të ardhmen e botës dhe ndryshimet klimatike sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Lituania dhe Letonia, dy ish-republika sovjetike, janë ndër vendet më kritike ndaj Rusisë dhe në favor të rritjes masive të ndihmës ushtarake për Kievin. Të dy vendet dhe Polonia kanë akuzuar autoritetet në Minsk për orkestrimin e një fluksi emigrantësh në BE, në një përpjekje për të destabilizuar rajonin.

alexander lukashenko

Sondazh

Poll