Bota

Rripi i Gazës, kameramani turk i Anadolu vritet nga bombardimet izraelite

Bëhet fjalë për Mudassir al-Sawaf, i cili kishte humbur vëllain dhe të afërmit e tjerë në zonën al-Durj në jug të Gazës nga një bombardim izraelit.

1 Dhjetor 2023, 21:31 Nga A.TH
Rripi i Gazës, kameramani turk i Anadolu vritet nga bombardimet izraelite
Foto Ilustruese

TURQI- Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se një kameraman i pavarur u vra gjatë një sulmi izraelit në Rripin e Gazës. Bëhet fjalë për Mudassir al-Sawaf, i cili, sipas dëshmisë së të afërmit të tij, kishte humbur vëllain dhe të afërmit e tjerë në zonën al-Durj në jug të Gazës nga një bombardim izraelit.

Disa ditë më parë, Anadolu raportoi se Mundasir al-Sawaf u plagos në fytyrë në një bombardim izraelit, gjatë të cilit vdiqën anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë babain e tij, Mustafa al-Sawaf, një gazetar dhe analist politik i njohur në Gaza.
Më shumë se 55 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Sipas shifrave të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të publikuar më 21 nëntor, të vdekurit ishin 53:46 ishin palestinezë, 4 ishin izraelitë dhe 3 ishin libanezë, sipas organizatës për mbrojtjen e shtypit, selia e së cilës ndodhet në Nju Jork dhe regjistron viktima në Izrael, Rripin e Gazës dhe kufirin libanez. Përditësimi i të dhënave erdhi pasi dy gazetarë nga rrjeti televiziv libanez Al Mayadeen u vranë në granatimet izraelite në Libanin jugor, pranë kufirit me Izraelin, sipas autoriteteve libaneze.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll