Bota

Naim Murseli u arrestua për vrasjen e gruas së tij, reagon Çitaku: Jam pa fjalë, sa dhimbje e trishtim

Autori i vrasjes së Liridonës është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

1 Dhjetor 2023, 21:22 Nga r.ll
Naim Murseli u arrestua për vrasjen e gruas së tij, reagon
vlora çitaku

KOSOVË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,  Vlora Çitaku, ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, pasi dyshohet se ishte porositësi në vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit.

“Jam pa fjalë. Sa dhimbje e trishtim për Liridonën. Jam pa fjalë”, ka shkruar ajo. Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Plavë, i dyshuar si autori i vrasjes së Liridona Murselit mbrëmjen e së mërkurës.

Autori i vrasjes së Liridonës është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Lidhur me arrestimet, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu e cila tha se Naim Murseli ishte përpjekur të fshihte krimin e rëndë. 

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

vlora citaku liridona murseli

Sondazh

Poll