Bota

FOTO- Izraeli rikthen Iron Dome në përdorim pas përfundimit të armëpushimit mes palëve

Hamasi ka lëshuar raketa nga Gaza në qytetet izraelite, përfshirë Tel Avivin, që nga mëngjesi i sotëm, me Kupolën e Hekurt që ka kapur shumë prej tyre. 

1 Dhjetor 2023, 22:03 Nga r.ll
FOTO- Izraeli rikthen Iron Dome në përdorim pas përfundimit
foto ilustruese

IZRAEL- Sistemet e mbrojtjes raketore të Iron Dome të Izraelit janë kthyer në përdorim pas përfundimit të armëpushimit njëjavor me Hamasin. Izraeli mendohet të ketë 10 sisteme të stacionuara pranë qyteteve anembanë vendit.

Hamasi ka lëshuar raketa nga Gaza në qytetet izraelite, përfshirë Tel Avivin, që nga mëngjesi i sotëm, me Kupolën e Hekurt që ka kapur shumë prej tyre. 

Në një deklaratë të shkurtër ditën e sotme, ushtria izraelite tha pritet të zgjerojnë operacionet e tyre tokësore në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll