Bota

Lufta në Ukrainë, Putin urdhëron rritjen e numrit të forcave ushtarake me 15%

Dekreti i firmosur nga Vladimir Putin e çon rritjen e numrit të trupave me afro 170,000 ushtarë. Sipas këtij dekreti, duhet të ketë 2.2 milionë anëtarë, mes të cilëve 1.32 milionë ushtarë.

1 Dhjetor 2023, 22:11 Nga A.TH
Lufta në Ukrainë, Putin urdhëron rritjen e numrit të forcave
Vladimir Putin

RUSI- Rusia do të rrisë numrin e ushtarëve për shkak të konfliktit në Ukrainë. Sipas një dekreti të postuar online në faqen e internetit të Kremlinit, ushtria duhet të ketë 2.2 milionë anëtarë, përfshirë 1.32 milionë ushtarë, një rritje prej 170,000 ushtarësh krahasuar me situatën aktuale.

Sipas agjencisë TASS, e cila citon dokumentin e postuar në internet të premten në faqen e internetit të Kremlinit, dekreti i firmosur nga Vladimir Putin arrin në rritjen e numrit të trupave me afro 170,000 ushtarë. Kjo e fundit, sipas këtij dekreti, duhet të ketë 2.2 milionë anëtarë, mes të cilëve 1.32 milionë ushtarë.

Dekreti i mëparshëm, i cili daton gusht 2022, përcaktonte numrin e anëtarëve të planifikuar në 2 milionë, përfshirë 1.15 milionë ushtarë. Dekreti vjen në prag të nisjes së dimrit, kohë kur Ukraina ka shprehur frikën se sulmet ruse do të intensifikohen edhe më shumë. Kievi i trembet sulmeve mbi burimet e energjisë që sjell probleme mbi popullsinë civile në ngrohje dhe furnizim me energji për nevoja të tjera.

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll