Bota

Pas Naim Murselit dhe Granit Plavës, arrestohet personi i tretë për vrasjen e Liridona Murselit

Autori i vrasjes së Liridonës është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

1 Dhjetor 2023, 21:49 Nga r.ll
Pas Naim Murselit dhe Granit Plavës, arrestohet personi i tretë
liridona murselit dhe naim murseli

KOSOVË- Në pranga ka rënë edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Sipas burimeve nga mediat në Kosovë, ai është arrestuar sot në Prishtinë.

Ndërkaq më herët sot gjatë ditës së sotme, lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Autori i vrasjes së Liridonës është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe është paguar nga ai për të kryer ekzekutimin. Plava ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

naim murseli liridona murseli

Sondazh

Poll