Bota

Rikthehen luftimet në Gazë, tre gazetarë humbin jetën sot nga sulmet izraelite

Sipas kësaj deklararate, vdekjet e tyre e çojnë në 73 numrin e gazetarëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili shpërtheu pas një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi në jug të Izraelit.

1 Dhjetor 2023, 21:06 Nga r.ll
Rikthehen luftimet në Gazë, tre gazetarë humbin jetën sot
foto ilustruese

GAZË- Qeveria e Hamasit, e cila ka pushtet në Rripin e Gazës, njoftoi se tre gazetarë u vranë në sulmet ajrore izraelite që ndodhën ditën e sotme.

Ata janë Mudasir al-Sawaf, një kameraman palestinez i cili ka punuar për agjencinë zyrtare turke të lajmeve Anadolu, vëllai i tij Marwan al-Sawaf, një inxhinier zëri dhe Abdullah Darwis, një tjetër kameraman .

Sipas kësaj deklararate, vdekjet e tyre e çojnë në 73 numrin e gazetarëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili shpërtheu pas një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi në jug të Izraelit.

Armëpushimi njëjavor përfundoi mëngjesin e sotëm. Organizata Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) numëron 57 punonjës të medias që janë vrarë që nga 7 tetori.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll