Bota

Konkurrenca me kamionat e Ukrainës, bllokohet kufiri me kamiona sllovakw

Drejtuesit sllovakë po ndjekin shembullin e kolegëve të tyre polakë, të cilët kanë bllokuar disa kalime për në Ukrainë që nga 6 nëntori.

1 Dhjetor 2023, 20:57 Nga I.A
Konkurrenca me kamionat e Ukrainës, bllokohet kufiri me kamiona sllovakw
Radhe

SLLOVAKI- Rradhë të gjata kilometrike janë krijuar në Sllovaki përgjatë kufirit më Ukrainën. Bllokada e kufirit të Sllovakisë me Ukrainën u vendos nga shoferët e kamionëve të vendit, ndërsa njoftuan një mbyllje të plotë të kalimit për kamionët derisa Bashkimi Evropian të përmbushë kërkesat e tyre për rregulla më të rrepta ndaj konkurrentëve të tyre ukrainas.

Stanislav Skala, kreu i sindikatës sllovake të shoferëve të kamionëve UNAS, tha se grupi i tij është gati të bllokojë kalimin Viske Nemetské/Uzhorod, e vetmja pikë kufitare për kamionët. Drejtuesit sllovakë po ndjekin shembullin e kolegëve të tyre polakë, të cilët kanë bllokuar disa kalime për në Ukrainë që nga 6 nëntori.

Kamionistët e këtyrë dy vendeve janë ankuar se kamionistët që vijnë nga Ukraina kanë çmime më të lira për shërbimet që ofrojnë, ndaj ata I kanë kërkuar BE-së që të vendosë një sistem të tillë që kufizon lejet për kamionistët ukrainas, madje që kamionistët europianë të hyjnë në Ukrainë.

stanislav skala

Sondazh

Poll