Bota

Polonia zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë

Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Austria janë pjesë e zonës Shengen të BE-së, në të cilën janë hequr kontrollet e brendshme kufitare midis vendeve pjesëmarrëse.

1 Dhjetor 2023, 20:48 Nga r.ll
Polonia zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë
foto ilustruese

VARSHAVË- Polonia do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare në kufijtë e saj me Sllovakinë deri më 2 janar 2024, në përgjigje të përpjekjeve të vazhdueshme të emigrantëve për të hyrë nga territori sllovak.

Sllovakia është një vend tranzit për emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, të cilët duan të arrijnë Evropën Perëndimore, veçanërisht Gjermaninë, pasi të kalojnë nga Serbia në Hungari, në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

“Kontrollet e përkohshme kufitare në kufirin polako-sllovak janë zgjatur deri më 2 janar 2024. Inspektimet do të vazhdojnë të kryhen vetëm për hyrje në Poloni”, njoftoi shërbimi kufitar polak në platformën X.

Më 4 tetor, Polonia, Republika Çeke dhe Austria forcuan kontrollin kufitar me Sllovakinë. Varshava përmendi si arsye "një kërcënim serioz të migrimit të paligjshëm në pjesën polako-sllovake të kufirit shtetëror". Më pas masa u zgjat disa herë.

Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia miratoi muajin e kaluar zgjatjen e kontrolleve të saj të përkohshme kufitare me Hungarinë deri më 23 dhjetor. Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Austria janë pjesë e zonës Shengen të BE-së, në të cilën janë hequr kontrollet e brendshme kufitare midis vendeve pjesëmarrëse.

polonia sllovakia

Sondazh

Poll