Bota

Ushtari izraelit vret kolegun, mendoi se ishte luftëtar i Hamasit

Videoja e postuar në mediat sociale tregon Castleman duke qëlluar një nga luftëtarët e Hamasit, pastaj lëshon armën e tij, i bie në gjunjë dhe i ngre duart në ajër për t'u sinjalizuar ushtarëve izraelitë që të mos e qëllojnë.

1 Dhjetor 2023, 20:50 Nga A.TH

Ushtari izraelit vret kolegun, mendoi se ishte luftëtar i Hamasit

IZRAEL- Një ushtar izraelit qëlloi për vdekje një tjetër ushtar izraelit 38-vjeçar, duke menduar se ai ishte një nga autorët e sulmit të Hamasit në Jerusalem. Viktima quhej Yuval Doron Castleman dhe ai u nënshtrua plagëve të marra mbrëmjen e së enjtes. Sipas mediave izraelite, Castleman do të kishte festuar sot ditëlindjen e tij të 38-të.

Policia izraelite tha në një deklaratë se një nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) gabimisht besoi se Yuval, i cili veproi me guxim për të neutralizuar terroristët, ishte një tjetër autor i sulmit. Videoja e postuar në mediat sociale tregon Castleman duke qëlluar një nga luftëtarët e Hamasit, pastaj lëshon armën e tij, i bie në gjunjë dhe i ngre duart në ajër për t'u sinjalizuar ushtarëve izraelitë që të mos e qëllojnë.

“Ne ndajmë pikëllimin e familjarëve të të ndjerit Yuval që veproi me guxim dhe shpëtoi jetë, dhe dhimbjen e familjeve të tjera që u vranë në sulm dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratën e autoriteteve izraelite.

yuval doron castleman

Sondazh

Poll