Bota

U arrestuan gjatë protestës ndaj Trendafilovës, lirohet Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Ai ka akuzuar Gjykatën në Hagë se sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK.

1 Dhjetor 2023, 20:32 Nga r.ll
U arrestuan gjatë protestës ndaj Trendafilovës, lirohet Dardan
pamje nga arrestimi i Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe gjashtë aktivistë të PSD, janë liruar ditën e sotme. Lajmin për lirimin e tyre e ka dhënë vetë kryetari i PSD-së në një postim në Facebook.

“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna jo-proporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka akuzuar Gjykatën në Hagë se sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK.

“E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar”, ka shkruar tutje kreu i PSD-së. Arrestimi i tyre ka ndodhur pas aksionit që ai me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova. 

dardan molliqaj

Sondazh

Poll