Bota

Për herë të parë/ Takim historik mes presidentit Herzog dhe Emirit të Katarit

Të dy patën një bisedë të gjatë dhe gjithashtu u fotografuan duke shtrënguar duart, ndërsa mësohet se negociatat me Hamasin në të cilin ndërmjetëson Katari vazhdojnë pavarësisht rinisjes së luftimeve.

1 Dhjetor 2023, 20:00 Nga I.A
Për herë të parë/ Takim historik mes presidentit Herzog dhe
Yitzhak Herzog

KATAR- Në një takim të përshkruar si 'historik' nga mediat izraelite dhe i pari i këtij lloji, Presidenti Yitzhak Herzog u takua me Emirin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani këtë mëngjes në margjinat e konferencës së klimës COP 28 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të dy patën një bisedë të gjatë dhe gjithashtu u fotografuan duke shtrënguar duart, ndërsa mësohet se negociatat me Hamasin në të cilin ndërmjetëson Katari vazhdojnë pavarësisht rinisjes së luftimeve.

Katari ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Por ditën e sulmit të Hamasit mbi Izraelin, Katari akuzoi menjëherë Izraelin si përgjegjës, për shkak të mënyrës se si e ka trajtuar popullin palestinez. Katari, që prej 2017 ishte afruar mjaft me Iranin e Rusinë, Kinën dhe Turqinë njihet për lidhjet e tij me grupet radikale, edhe me Hamasin, por është gjithashtu partner strategjik edhe i SHBA-së. Analistët kanë komentuar se pavarësisht kësaj, vështirë se mund të lëkunden marrëdheniet e Katarit me Shtëpinë e Bardhë.

yitzhak herzog

Sondazh

Poll