Bota

Vdes pengu më i vjetër, Izraeli pretendon se ai është vrarë

Nir Oz njoftoi sot se një nga anëtarët themelues të saj, Arieh Zalmanovich, 85 vjeç, vdiq ndërsa mbahej peng nga Hamasi në Gaza që nga 7 tetori.

1 Dhjetor 2023, 19:35 Nga A.TH
Vdes pengu më i vjetër, Izraeli pretendon se ai është
Gaza

IZRAEL- Një ndër komunitetet e Izraelit, Nir Oz njoftoi sot se një nga anëtarët themelues të saj, Arieh Zalmanovich, 85 vjeç, vdiq ndërsa mbahej peng nga Hamasi në Gaza që nga 7 tetori. Komuniteti pretendon se ka mësuar se ai është vrarë.

“Babai i dy fëmijëve, gjyshi i pesë nipërve, Arieh ka qenë gjithmonë i lidhur me tokën. Ai është marrë gjithmonë me bujqësi dhe kultura bujqësore. Ai ishte njeri i letrave dhe njeri i kulturuar në historinë e vendit tonë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtij Komuniteti.

Zalmanovich ishte më i moshuari nga 240 izraelitë dhe të huaj të kapur nga Hamasi. Ndërkohë vijon ende të mbetet mister fati i një familjeje, nënës dhe dy fëmijeve të saj të rrëmbyer në 7 tetor. Hamasi ka bërë me dije se ata janë vrarë për shkak të bombardimeve izraelite.

lufta izrael-palestine arieh zalmanovich

Sondazh

Poll