Indeksi i UEFA-s/ Holanda në “luftë” me Francën, për vendin e pestë...
ZVICER - Para ditës së 5-të të fazës së grupeve, Holanda dhe Franca ishin në “luftë” për vendin ...
Me një këmbë e gjysmë jashtë Champions League, puna e trajnerit Pioli do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e skuadrës kuqezi

ITALI - Stefano Pioli, ka ende besimin e Gerry Cardinale. Është ky përfundimi i takimit të zhvilluar në Milanello, mes trajnerit dhe pronarit të Milanit.
Por siç bëjnë të ditur mediat italiane, është një besim tanimë jo i pakufizuar dhe që do të kushtëzohet nga rezultatet në vazhdim. Më saktësisht nga vendi i katërt në kampionat, objektiv minimal dhe i panegociueshëm për kuqezinjtë në këtë sezon.
Aktualisht “Djajtë” ndodhen në vendin e 3-të me 5 pikë më shumë se Roma, një avantazh që duhet ruajtur me çdo kusht. Për këtë arsye ndeshja e së shtunës mbrëma me Frosinonen merr një vlerë të veçantë, pasi Milani e ka të ndaluar të humbasë.
Me një këmbë e gjysmë jashtë Champions League, puna e trajnerit Pioli do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e skuadrës kuqezi. Hapat e tjerë fals janë të ndaluar, pasi në rast se pësohen të tjera humbje, duke vënë në rrezik kualifikimin në Championsin e ardhshëm, shkarkimi i trajnerit do të ishte i paevitueshëm.
Për momentin nuk gjejnë konfirmim pistat Galtier, Tudor, Donadoni, apo Shevchenko pasi hipoteza më e mundshme është që drejtimi i skuadrës të merret nga trajneri aktual i të rinjve Ignazio Abate, i cili do të jetë në stol, bashkë me Zlatan Ibrahimovic.
Gjithsesi te Milani shpresojnë që të mos jetë të detyruar të ndërmarin një rrugë të tillë, çka do të thotë që Pioli nuk mund të gabojë në ndeshjet e ardhshme.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Para ditës së 5-të të fazës së grupeve, Holanda dhe Franca ishin në “luftë” për vendin ...
ANGLI - Tre policë britanikë u plagosën mbrëmjen e kësaj të enjte gjatë përleshjeve me tifozët e Legia Varshav&eu...
ANGLI - Aston Villa, e drejtuar nga trajneri spanjol Unai Emery, kaloi në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Diaby. Megjith...
FRANCE - Lille, Bodo/Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava siguruan kualifikimin në Conference League pas fitoreve në duelet e sotme. Skuadra e Edon Zhegr...
ANGLI - Liverpool bind me fitoren 4-0 ndaj LASK dhe siguron raundin tjetër të Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga D...
TIRANE - Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, pësoi ...
SPANJE - Jude Bellingham ka vazhduar në formën e tij këtë sezon dhe pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Napolit, ku sh&...
SHBA - Leo Messi (36 vjeç) arriti të përmbushë objektivin e tij të fundit, por edhe më të rëndësishëm t...
SHBA - I vlerësuar me 35 milionë euro, sipas faqeve të specializuara, ylli argjentinas ka ende një kontratë me ekipin e Major League So...
SPANJE - Portieri 29-vjeçar i Parisit, Sergio Rico kishte shqetësuar shumë botën e futbollit, kur u bë i ditur lajmi p&eu...