Sport

Argjentina ende në krye të renditjes së FIFA-s… ja dhe “Top 10” të parët

Argjentina, kampionia në fuqi e botës, ende zë vendin e parë në renditjen e FIFA-s të publikuar këtë të enjte, përpara Francës dhe Anglisë, të cilat e rrëzuan Brazilin nga podiumi (e pesta).

30 Nëntor 2023, 14:47 Nga DOSJA
Argjentina ende në krye të renditjes së FIFA-s… ja dhe
Nicolas Otamendi në prag të shënimit të golit të fitores së Argjentinës kundër Brazilit pak më shumë se një javë më parë

ZVICER - Duke fituar në Brazil (1-0), si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 më 21 nëntor, Argjentina e shtyu “Seleçao” nga vendi i 3-të në të 5-tin në renditjen e FIFA-s, duke ruajtur statusin e liderit përpara Francës, kundërshtarit të saj fatkeq në  finalen e Kupës së Botës 2022 në Doha (3-3, 4-2 me penallti) gati një vit më parë. 

Dy ditë para shortit për “Euro 2024”, pesë nga gjashtë të vazos së parë janë në “Top 10” këtë të enjte (Belgjika, Portugalia dhe Spanja përveç Francës dhe Anglisë); vetëm Gjermania, vendi pritës, ra në vendin e 16-të, pasi humbi dy ndeshjet e fundit miqësore, kundër Turqisë (3-2) dhe Austrisë (2-0). 

Një muaj e gjysmë para Kupës së Kombeve Afrikane, Maroku, gjysmëfinalist i Botërorit të Katarit, mbetet skuadra më e renditur në kontinent, në vendin e 13-të në botë.

Ja dhe renditja e “Top 10” të parëve: 1. Argjentina, 2. Franca, 3. Anglia, 4. Belgjika, 5. Brazili, 6. Holanda, 7. Portugalia, 8. Spanja, 9. Italia, 10. Kroacia

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll