Aktualitet

I bën pritë në autostradë me breshëri kallashnikovi/ Kjo është gjendja e prokurorit Arjan Ndojës në spitalin e Durrësi

2 Nëntor 2019, 10:19 Nga DOSJA
I bën pritë në autostradë me breshëri kallashnikovi/

Durrës- Një ditë pas atentatit të rëndë, ku morri dy plumba në trup, prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka dalë nga salla e reaminacionit. Arjan Ndoj është transferuar në një prej dhomave të pavionit.

Ndoj, i cili mori 2 plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës, është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë. Gjendja e tij është përmirësuar.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani në polici është shoqëruar Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll