Aktualitet

Nuk pagoi 38.6 milionë lekë taksa, arrestohet biznesmeni i naftës në Fier, u denoncua nga Dritan Prifti për kontrabandë (E

2 Nëntor 2019, 10:11 Nga DOSJA
Nuk pagoi 38.6 milionë lekë taksa, arrestohet biznesmeni i naftës

Fier- Nuk pagoi 38.6 milionë lekë taksa, arrestohet nga Policia biznesmeni i naftës i shpallur në kërkim, Iljaz Fisheku, 60-vjeç.  Ai ishte shpallur në kërkim  për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Kush është Ijaz Fisheku? 

Fisheku është arrestuar dhe në vitin 2011 për akuzën e kontrabandës, por më pas është lënë i lirë nga burgu. Ai u akuzua për evacion fiskal bashkë me 7 inspektorë të Tatimeve në Fier.

Biznesmeni po ashtu ka qenë dhe pjesë e skandalit me kontrabandën e naftës virgine, skandal i denoncuar nga ish-ministri Dritan Prifti. Bëhet fjalë për një skandal që përfshinte periudhën 2007-2009, ku sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum”. Vetëm nga shmangja e taksave shtetit asokohe iu shkaktua një dëm prej 2 miliardë lekësh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:Iliaz Fisheku 60 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni iljaz fisheku arrestohet biznesmeni iljaz fisheku

Sondazh

Poll