Aktualitet

Kërcënoi me thikë efektivin e policisë, arrestohet 19-vjeçari në Ballsh

2 Nëntor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Kërcënoi me thikë efektivin e policisë, arrestohet

BALLSH– Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi me  thikë efektivin e policisë.

Policia bën me dije se ka arrestuar 19-vjecarin M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi ai ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person ballsh kanosje me thike arrestohet nje person ballsh kanosje me thike

Sondazh

Poll