Aktualitet

PROFIL/ Zoti e shpëtoi në atentat, kush është Julian Meçe, miku i Lul Berishës që u ndalua për ‘Far West-in’ në Shk

2 Nëntor 2019, 08:23 Nga DOSJA
PROFIL/ Zoti e shpëtoi në atentat, kush është Julian

Durrës- Për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja një nga të shoqëruarit në Polici është  Julian Meçe, i cili është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë, dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.

Kush është Julian Meçe? 

Julian Meçe është numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt  dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në  autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës  së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori  tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.  Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

Foto:

Ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, ata qëlluan në një  distancë shumë të afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë, por ata nuk mundën të çonin deri në fund porosinë e marrë për ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur t’i shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja julian mece atentat prokurorit arjan ndoja julian mece

Sondazh

Poll