Aktualitet

ME VIDEO/I qetë dhe i veshur sport, ja kush është Eduard Xhezo, ‘i forti’ i Vlorës që vrau biznesmenin për një kalë

2 Nëntor 2019, 09:33 Nga DOSJA
ME VIDEO/I qetë dhe i veshur sport, ja kush është Eduard Xhezo,

Vlorë- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduard Xhezon  për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioni”t.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Dosja.al, brenda seancës gjyqësore Xhezo shfaqet i qetë, i veshur sport teksa dëgjon edhe vendimin e gjykatës. Herë pas here ai komunikon me një person që ka afër.

Kush është Eduard Xhezo? 

I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës  është i dyshuari kryesore për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të këtij viti. Ai u arrestua pak ditë më parë në Durrës teksa po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe pas sinjalit për ndalim nga postoblloku i Policisë, i riu nuk kishte ndaluar. Menjëherë Policia është vënë në ndjekje të tij duke bërë të mundur edhe kapjen e tij.

Vrasja në Vlorë

Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një kali i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve për të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre.

Xhezo rreth 10 vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg nën akuzën “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Lidhur me këto akuza, Xhezo, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiraj eduard xhezo vrasja ne vlore arben beqiraj eduard xhezo vrasja ne vlore

Sondazh

Poll