Aktualitet

U plagos në atentat, zbardhet dëshmia e Arjan Ndojës: Mund të më vrisnin edhe në derë të shtëpisë, s’kam qenë shën

2 Nëntor 2019, 07:52 Nga DOSJA
U plagos në atentat, zbardhet dëshmia e Arjan Ndojës: Mund

Durrës- Për atentatit të djeshëm me armë është zbardhur dëshmia e prokurorit Arjan Ndoj. Prokurori ka refuzuar kategorikisht që të lidhë atentatin për shkak të detyrës së tij dhe mohon se ka qenë shënjestra e atentatit. Ai ka theksuar se nuk i parë atentatorët.

Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Isha ulur në vendin e parë të makinës,ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharremi pas. Po të donin më vrisni kudo.Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk i pashë atentatorët, është shprehur Ndoja.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani në polici është shoqëruar Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja zbardhet dëshmia e arjan ndojës atentat prokurorit arjan ndoja zbardhet dëshmia e arjan ndojës

Sondazh

Poll