Aktualitet

Vrau biznesmenin për një kalë/ Gjykata lë në burg Eduard Xhezon pas arrestimit

2 Nëntor 2019, 08:48 Nga DOSJA
Vrau biznesmenin për një kalë/ Gjykata lë në burg

Tiranë- Eduard Xhezo,i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj  ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.Gjyqtarja Herila Cela la në burg Xhezon ndërsa prokuror i kësaj çështjes është  Hyrjet Lamaj.

Në seancën e sotme Eduard Xhezo u shfaq i qetë, i veshur sport teksa dëgjoi edhe vendimin e gjykatës. Herë pas here ai komunikonte me një person që ka afër.

Vrasja:

4 gusht të këtij viti për shkak të një konflikti të momentit  ka vrarë me armë zjarri biznesmenin 50-vjeçar Arben Beqiraj.

Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues.

Arben Beqirajt u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup, ndërkohë qe policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiraj eduard xhezo plagosje ne vlore arben beqiraj eduard xhezo plagosje ne vlore

Sondazh

Poll