Aktualitet

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Shoqërohet në Polici, Julian Meçe, anëtari i bandës së Lul Berishës

2 Nëntor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Shoqërohet në Polici, Julian

Tiranë- Detaje të reja të reja kanë dalë nga atentati ndaj Porkurorit Arjan Ndoja. Mësohet se në Polici për këtë ngjarje është shoqëruar Julian Meçe, i cili është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje.

Më 20 qershor Julian Meçajt  dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në   autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori  tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja julian mece atentat prokurorit arjan ndoja julian mece

Sondazh

Poll