Aktualitet

Vrasës me pagesë bënë atentatin ndaj Arjan Ndojës/ Merren në pyetje kunati dhe miku i Lul Berishës. Prokurori: S’i pash

2 Nëntor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Vrasës me pagesë bënë atentatin ndaj Arjan Ndojës/

DURRES- Një ditë pas atentatit në Shkozet, ku u plagos prokurori  Arjan Ndoja bashkë me shoferin e tij Andi Maloku dhe mikun e tij me skedë kriminale, Landi Muharremi, dyshimet e policisë dhe grupit që ka marrë nën hetim çështjen, janë hedhur tek banda e Lul Berishës. 

Hetimet për këtë atentat të rëndë po kryesohen nga Prokurori i Krimeve të Rënda,  Anton Martini, i cili dje mori në pyetje dhe objektivin e këtij atentati, prokurorin Ndoja. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se nuk ka parë atentatorët. Për këtë ngjarje deri më tani është shoqëruar 20 persona në Polici , mes tyre edhe Julian Meçe, anëtari i bandës së Lul Berishës, i cili është lënë i lirë, si edhe kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj. 

Dervishaj dhe Meçe u morën në pyetje në Policinë e Durrësit, e më pas u liruan, pasi kishin një alibi se në kohën që ka ndodhur ngjarja, ata ishin në një lokal në Durrës. Pasi u bë kqyrja e kamerave të sigurisë, rezultoi se dyshja ishte në kafene, dhe u bë lirimi i tyre. Motivet që çuan policinë tek banda e Lul Berishës, janë tek atentati i 20-qershorit, pasi ka dyshime se porositësi i këtij atentati ka qenë shoqëruesi i prokurorit Ndoja, Landi Muharremi.

Ndërkohë që edhe dinamika e ngjarjes po zbulohet pak e nga pak. Autorët kanë qëlluar me 20 plumba në drejtim të makinës ku ndodhej prokurori, ndërsa 6 prej tyre kanë depërtuar brenda mjetit. Top Channel shkruan se shënjestra e atentatit është Landi Muharremin dhe se  pista kryesore është kontrolli i Hipotekës së Durrësit. 

Si ndodhi atentati:

Para atentatit Ndoja ka qenë duke drekuar me shoferin dhe ‘të fortin’ e Shijakut, Landi Muharremin,  në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë. Atentati ka qenë i porositur dhe autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, nga veriu i vendit ose nga Kosova. Autorët kanë qenë me një makinë dhe ndaj makinës së Prokurorit është qëlluar me një breshëri plumbash në momentin e parakalimit. Kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos, duke devijuar rrugën, dhe ka përfunduar në kanal.

(J.VF.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll