Sport

Pep Guardiola tregon se kur do të kthehet mesfushori Kevin de Bruyne...

"Fatkeqësisht është i dëmtuar dhe duhet të rikuperohet mirë, të përgatitet mirë dhe nuk presim që pas një jave të jetë perfekt”

29 Nëntor 2023, 16:42 Nga DOSJA

Pep Guardiola tregon se kur do të kthehet mesfushori Kevin de Bruyne...

ANGLI - Kevin de Bruyne (32 vjeç) u dëmtua në fillim të gushtit. Mesfushori, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Pep Guardiolës në sezonin e kaluar kur skuadra arriti të fitonte titullin, Champions League dhe FA Cup, e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në gusht, lojtari belg dëmtoi tendinën dhe iu nënshtrua një operacioni që e mban ende larg fushës. Trajneri i kampionëve të Evropës, Pep Guardiola, ka folur për situatën e yllit belg dhe është i bindur se ai do të jetë sërish në dispozicion të tij në fillim të janarit.

“Nëse ai tha se do të kthehej në janar, atëherë do të jetë janari. Ai nuk është më 21 vjeç, koha ikën, fatkeqësisht është i dëmtuar dhe duhet të rikuperohet mirë, të përgatitet mirë dhe nuk presim që pas një jave të jetë perfekt”,- tha Guardiola, cituar nga gazetari Fabrizio Romano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll