Sport

Daja: “Ballkani është i motivuar, duam edhe mbështetjen e shqiptarëve në tribuna”...

Tekniku tiranas i Ballkanit të Suharekës, deklaroi se skuadra është maksimalisht i motivuar dhe do të provojë të vazhdojë aventurën europiane

29 Nëntor 2023, 16:29 Nga DOSJA

Daja: “Ballkani është i motivuar, duam edhe mbështetjen e

TIRANE - Nesër, të enjten, skuadra kosovare e Ballkanit zbret në “Air Albania” (18:45) për t’u përballur me çekët e Viktoria Plzen, në një sfidën e vlefshme për grupet e Conference League.

Sot, trajneri Ilir Daja, sipas traditës ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka bërë apel që tifozeria shqiptare të mbushë shkallët e stadiumit.

Tekniku tiranas i Ballkanit të Suharekës deklaroi se skuadra është maksimalisht i motivuar dhe do të provojë të vazhdojë aventurën europiane edhe në fazën me eliminim direkt.

Si ndiheni para këtij takimi në “Air Albania”?
Rikthehemi në stadiumin emblemë të të gjithë shqiptarëve. Kemi kaluar shumë mirë ehe në stadiumin “Fadil Vokrri’, por për shkak të kushteve atmosferike vijmë të luajmë në këtë stadium. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj çekëve të Viktoria Plzen.

A është skuadra gati për sfidën e të enjtes?
Kemi mungesa, por jemi të motivuar maksimalisht, pasi e dimë rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me kryesuesen e grupit, që ka fituar të gjithë takimet deri tani. Nëse nesër do të kemi edhe mbështetjen e publikut, do të jemi edhe më të motivuar. Sa i përket organikës, na mungon Hamidi i pezulluar dhe Tolaj, që është i dëmtuar, por rikthehet Berisha. Megjithatë mendoj se çdo futbollist, në një stadium të tillë, do të dijë të marrë ndeshjen me qetësi dhe të japë maksimumin. Kundërshtari ka tranzicion pozitiv shumë të mirë dhe nëse u lë hapësira, të ndëshkojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll