Sport

VIDEO/ “Fair play” i Cristiano Ronaldo me Al-Nassr, kërkon të anulohet një penallti e akorduar pa të drejtë në favor të tij...

Gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve të Azisë, Cristiano Ronaldo (Al-Nassr) shpëtoi lojtarët e Persépolis FC nga ndëshkimi me një penallti.

28 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ “Fair play” i Cristiano Ronaldo me Al-Nassr, kërkon

ARABIA SAUDITE - Këtë të hënë, Cristiano Ronaldo luajti një ndeshje të Champions League të Azisë në Arabinë Saudite. Me Al-Nassr, ai u përball me Persepolis FC (Iran) në ditën e parafundit të fazës së grupeve të garës (0-0).

Sauditët që në fillim u shfaqën kërcënues ndaj mbrojtjes kundërshtare. Pas një kontakti të diskutueshëm të Cristiano Ronaldos në minutën e 2-të, arbitri akordoi menjëherë penallti për skuadrën saudite.

Ylli portugez ishte ndër të parët, që iu drejtua gjyqtarit duke ia bërë me shenjë se nuk ishte penallti. Pasi kontrolloi VAR-in, arbitri kinez Ma Ning e anuloi sanksionin.

Pas këtij incidenti loje, dy skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën për të çarë mbrojtjet kundërshtare dhe u ndanë në barazim pa gola (0-0). Gjithsesi gjesti i Cristiano Ronaldos është bërë viral… Shikojeni videon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Nëntor 2023, 08:30

“Mea culpa” e Sergio Ramos...

SPANJE - Të dielën, ngjarja bëri xhiron e rrjeteve sociale. Në ndeshjen Real Sociedad - Sevilla (2-1), Sergio Ramos u përjashtua...

Sport 28 Nëntor 2023, 07:30

Dhunë në Paris para PSG-Newcastle...

FRANCE - Tension i lartë në Paris para ndeshjes vendimtare të Champions League mes  PSG dhe Newcastle. Një pub në...