25 Nëntor 2023, 14:35
Nga I.A
Policia
BERAT- Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat. Mësohet se adoleshenti u pranua në këtë qendër në muajin qershor, pasi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. 18-vjeçari nga Kavaja është gjetur pa shenja dhune në trup.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
policia berat
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 14:28
I.A
Brilant Martinaj
TIRANË- Makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij të...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 14:08
I.A
Borepasqruesja
BULQIZË- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve që të ulin shpejtësinë dhe të ...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 13:52
I.A
Homazhet
SHKODËR- Artisti i madh Zef Deda është përcjellë sot për në banesë të fundit. Pas përfundim...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 13:26
h.k
Foto ilustruese
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar ditën e sotme për motin e përkeqësuar në vend. Sipas...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 13:15
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në prag të festave të nëntorit në Shqipëri, Kisha Katolike u ka kërkuar presidentit të...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 12:55
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Shkodra është përfshirë nga reshje të shumta të borës ditën e sotme. Disa akse rrugore...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 12:54
I.A
Foto Ilustruese
BULQIZË- Aksi nacional Peshkopi-Bulqizë është bllokuar ditën e sotme. Mësohet se shkak për bllokimi...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 12:49
h.k
Autoriteti Kombetar i Ushqimit
FIER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në Fier 52 ton miell të gjetur gjatë...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 12:45
I.A
Arben Derhemi
TIRANË- Aktori Arben Derhemi ka deklaruar se Radio Televizioni Shqiptar i ka mbyllur derën serialit 'Njerëz dhe Fate'. Me...
Aktualitet
25 Nëntor 2023, 12:21
h.k
Policia Elbasan
ELBASAN-Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë paraditen e sotme në Librazhd. Personi K.Q ka thye...