Aktualitet

Moti i keq, ARRSH: Ulni shpejtësinë dhe udhëtoni me zinxhirë në aksin Bulqizë-Peshkopi

Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se po vazhdohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese si dhe kriposjen e saj.

25 Nëntor 2023, 14:08 Nga I.A
Moti i keq, ARRSH: Ulni shpejtësinë dhe udhëtoni me zinxhirë
Borepasqruesja

BULQIZË- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve që të ulin shpejtësinë dhe të udhëtojnë me zinxhirë në aksin Bulqizë-Peshkopi. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se po vazhdohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese si dhe kriposjen e saj.

Postimi i Plotë:

Në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërpreje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll