Aktualitet

VIDEO/ Zef Deda përcillet me duartrokitje për në banesë të fundit, Julian Deda: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Pas përfundimit të homazhëve në teatrin Migjeni, të cilin Deda e konsidentonte si shtëpinë e tij të dytë, familjarët, të afërmit dhe kolegët e Mjeshtrit të madh, e kanë përcjellë me një duartrokitje për në banesë të fundit.

25 Nëntor 2023, 13:52 Nga I.A
VIDEO/ Zef Deda përcillet me duartrokitje për në banesë
Homazhet

SHKODËR- Artisti i madh Zef Deda është përcjellë sot për në banesë të fundit. Pas përfundimit të homazhëve në teatrin Migjeni, të cilin Deda e konsidentonte si shtëpinë e tij të dytë, familjarët, të afërmit dhe kolegët e Mjeshtrit të madh, e kanë përcjellë me një duartrokitje për në banesë të fundit. Djali i tij, aktori Julian Deda deklaroi në fund të homazheve se ishte një baba dhe një artist i jashtëzakonshëm.  

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyshë i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, tha Julian Deda.

 

zef deda julian deda

Sondazh

Poll