Aktualitet

AKU bllokon 52 ton miell në Fier, mbaheshin pa kushte higjeno-sanitare në magazinë

Sipas njoftimit mielli i magazinuar mbahej në kushte jo të përshtatshme të sigurisë ushqimore. 

25 Nëntor 2023, 12:49 Nga h.k
AKU bllokon 52 ton miell në Fier, mbaheshin pa kushte higjeno-sanitare
Autoriteti Kombetar i Ushqimit

FIER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në Fier 52 ton miell të gjetur gjatë inspektimeve. Sipas njoftimit mielli i magazinuar mbahej në kushte jo të përshtatshme të sigurisë ushqimore. Nga shkeljet e konstatuara rezulton se në ambiente janë gjetur brejtës dhe shpendë, ku sipas AKU-së tregohet në mangësi. Nga ana tjetër AKU njofton ndërprerjen e aktivitetit dhe asgjesimin e produkteve të gjetura. 

NJOFTIMI I AKU-së:

AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore. Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat. Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë. Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë. Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore. AKU gjithashtu falënderon mediat për denoncimin e rasteve të tilla dhe fton çdo qytetar të bashkëpunojnë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është çështje e të gjithëve.

bllokohen 52 ton miell ne fier

Sondazh

Poll