Aktualitet

33-vjeçari në Librazhd thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", arrestohet në flagrancë në Librazhd

Personi K.Q ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", i akuzuar për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim i pronës".

25 Nëntor 2023, 12:21 Nga h.k
33-vjeçari në Librazhd thyen masën e sigurisë "Arrest
Policia Elbasan

ELBASAN-Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë paraditen e sotme në Librazhd. Personi K.Q ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", i akuzuar për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim i pronës". Policia po vijon procedurat për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISë: 

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës".

Ky shtetas më datë 14.10.2023, u arrestua në flagrancë nga Policia, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Z., 40 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. K., 55 vjeç dhe S. P., 32 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi S. P. ka goditur me sende të forta shtetasin I. K., i cili më pas ka dëmtuar automjetin 32-vjeçarit.

arrestim ne elbasan

Sondazh

Poll