Aktualitet

Mjeti me targa sllovene vëzhgoi lëvizjet e Brilant Martinaj, detaje të reja: E dhëna që mund të sjellë një shteg të ri për hetuesit

Pas marrjes së përgjigjes së letër-porosisë së parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion shtesë nga Sllovenia, ndërsa përmes një letër-porosie të dytë kërkon informacion nga Kosova në lidhje me servisin e makinave ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë.

25 Nëntor 2023, 14:28 Nga I.A
Mjeti me targa sllovene vëzhgoi lëvizjet e Brilant Martinaj, detaje
Brilant Martinaj

TIRANË- Makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij të cilët u ekzekutuan tek mbikalimi i Fushë Krujës wshtw dërguar për tu çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar pwr BalkanWeb se kjo është përgjigja që autoritetet e drejtësisë sllovene u sollën hetuesve shqiptarë, duke i orientuar këta të fundit të kthejnë sytë nga Kosova në kërkim të gjurmëve dhe provave të atentatit mafioz.

Pas marrjes së përgjigjes së letër-porosisë së parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion shtesë nga Sllovenia, ndërsa përmes një letër-porosie të dytë kërkon informacion nga Kosova në lidhje me servisin e makinave ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë. Prokurorët duan të dinë se kush është personi që e mori makinën në servis dhe në cilën periudhë. Nëse kjo e dhënë sigurohet, atëherë prokurorët mund të kenë një shteg të ri për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e 17 korrikut të vitit 2022, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje u morën Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. Po ashtu rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. 

klodiana lala brilant martinaj

Sondazh

Poll