Aktualitet

"Një legjendë e qytetit"/ Kryebashkiaku Benet Beci i jep lamtumirën Zef Dedës: Inspirim për Shkodrën

Beci tha se Deda ishte një legjend e qytetit dhe një nder në historinë e Shkodrës.

25 Nëntor 2023, 11:50 Nga h.k
"Një legjendë e qytetit"/ Kryebashkiaku Benet Beci i jep
Benet Beci

SHKODËR-Benet Beci, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Zef Dedës. Beci tha se Deda ishte një legjend e qytetit dhe një nder në historinë e Shkodrës.

Nga ana tjetër Beci shtoi se Deda ka rritur emrin e Shkodrës me një trashëgimi të çmueshme. 

Është një humbje e madhe ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez i tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzeqëshje. Ai do mbahet mend për shumë role, do mbahet mend si Chaplini shqiptar.

Ne sot e përcjellim me dhimbje por mendoj se një legjendë do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit, një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës faktin e qytetit të artit. Që ka pas gjithmonë artisitë të mëdhenj, kemi për detyra ta cojmë më tej këtë trashëgimi, që i ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda.”- u shpreh Beci.

homazhet e vdekjes se zef dedes

Sondazh

Poll