Aktualitet

Të shtënat ne Peqin në prani të kryebashkiakut, policia: Dy autorët janë shpallur në kërkim

Por për të mbrojtur Maçin, Elezi ka ndërhyrë në sherr dhe ka gjuajtur me armë. 

25 Nëntor 2023, 12:18 Nga I.A
Të shtënat ne Peqin në prani të kryebashkiakut, policia: Dy
Peqin

PEQIN- Policia ka shpallur në kërkim Leonard Elezin dhe Adriatik Cekën, të cilët qëlluan me armë ditën e djeshme në Peqin. Sherri mes tyre nisi filliisht mes Cekës dhe kryebashkiakut të Peqinit Bukurosh Maçit. Por për të mbrojtur Maçin, Elezi ka ndërhyrë në sherr dhe ka gjuajtur me armë. 

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta të dy armëve të ndryshme, një pistoletë dhe një automatik. Policia ende nuk ka sjell një njoftim mbi shkaqet e ngjarjes dhe arsyen e sherrit mes kryebashkiakut socialist dhe 40-vjeçarit. 

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt mes dy shtetasve, në lagjen "Xhami", Peqin, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. C., 40 vjeç dhe L. E., 50 vjeç, të dy banues në Peqin, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

leonard elezi bukurosh maci adriatik ceka

Sondazh

Poll