Sport

Kane bën që rekordet e Lewandowskit, “të harrohen” te Bayern Munich…

Harry Kane po hedh “zjarr” në Munich dhe po “thyen” njërin pas tjetrit rekordet me fanelën e Bayernit.

25 Nëntor 2023, 13:12 Nga DOSJA

Kane bën që rekordet e Lewandowskit, “të harrohen” te

GJERMANI - Harry Kane duket i papërmbajtur në fanelën e Bayern Munichut. Bavarezët shpenzuan 95 milionë euro në verë, për ta bërë të tyrin nga Tottenham dhe tashmë “vrasësi” anglez po ia kthen besimin, duke shënuar gol pas goli.

Sulmuesi 31-vjeçar ishte heroi i Bayernit edhe një here, pasi një autogol pa që bavarezët mundën 1-0 Këlnin dhe u ngjitën sërish në krye, në pritje të rezultatit të Bayer Leverkusen.

Ish-kapiteni i Tottenham-it tashmë i ka bërë njerëzit në Bayern ta harrojnë Robert Lewandowskin, i cili u largua për te Barcelona dy vera më parë, me anglezin që shënoi 22 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, më mbresëlënësja është statistika, që tregon se Kane ka arritur të kapërcejë paraqitjen e parë të “Levas” në Munich, në nivel lige. Në vetëm 12 ndeshje në Bundesligë, Kane ka shënuar tashmë 18 gola, duke lënë pas sezonin e parë të sulmuesit polak te Bayern, i cili e pa atë të përfundojë me 17 gola në 31 ndeshje në nivelin e kampionatit.

Një paraqitje, e cila në fakt është më e mirë se ajo e golashënuesve më të mirë në Bundesligë (16) sezonin e kaluar!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll