Sport

Pioli thërret një 15-vjeçar për sfidën ndaj Fiorentinës: “Talenti nuk zgjedh moshën”...

Camarda mund të bëjë debutimin e tij sot, vetëm në moshën 15-vjeçare

25 Nëntor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Pioli thërret një 15-vjeçar për sfidën ndaj
Francesco Camarda

ITALI - Francesco Camarda, një lojtar i lindur në vitin 2008, thirret për ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës, ka konfirmuar Stefano Pioli, pa përjashtuar mundësinë që talenti mund të bëhet edhe më i riu që ka shkelur ndonjëherë në fushë në Serie A. 

Për zgjedhjen, trajneri i Milanit ka besim të plotë tek i riu dhe shton se “talenti nuk zgjedh moshën”.

“Ndonjëherë fati krijon disa mundësi, kështu që ne duhet të jemi të mirë për ta ndihmuar atë. Ai është shumë i ri, por tashmë është i pjekur. Ai është i lumtur që është me ne dhe i gatshëm të ndihmojë skuadrën nëse është e nevojshme”,- ka nisur duke thënë trajneri italian.

“Djali ka qenë shumë mirë kohët e fundit. Në çdo rast, kjo do të jetë një përvojë shumë e rëndësishme për të dhe jam i sigurt se do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”,- ka shtuar ai. Në vetëm 15 vjeç, Camarda mund të jetë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Serie A. Me Rafael Leão të dëmtuar, italiani ka surprizuar Stefano Piolin, në stërvitjen e ekipit të pare.

I pyetur edhe për ish-lojtarin e tij, Davide Astori, i cili u nda nga jeta në vitin 2018, kur trajneri i tij ishte Pioli, italiani zbuloi, se do të jetë një ndeshje kushtuar sportistit të ndjerë: “Sigurisht që është loja e Davide. Ai u rrit këtu dhe më vonë luajti për Fiorentinën”.

Pioli thërret një 15-vjeçar për sfidën ndaj
Davide Astori dhe Pioli

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll