Sport

Javier Aguirre pas një ofertë për në Arabisë Saudite, u frikësua nga përgjigjja e gruas së tij: "Shko vetëm, unë dua divorcin!"

Trajneri i Mallorca-s ka rrëfyer se nuk dëshiron të marrë përsipër detyrën e trajnerit në ndonjë klubi në vendin arab

25 Nëntor 2023, 09:05 Nga DOSJA

Javier Aguirre pas një ofertë për në Arabisë Saudite, u

SPANJE - Javier Aguirre, trajneri i Mallorca-s, u pyet në podcastin 'El Larguero' për mundësinë e marrjes së detyrës, si trajner i një klubi saudit. 64-vjeçari meksikan ishte i prerë në përgjigjen e tij.

"Jo, jo, në asnjë mënyrë. Asnjëherë. Nëse po, do të shkoj vetëm si komentues",- u shpreh ai. Më pas trajneri ka shfrytëzuar rastin, për të treguar një histori qesharake. 

"A ju kujtohet kur Rikjaard shkoi për të trajnuar ekipin kombëtar të Arabisë Saudite në vitin 2011? Ata ma ofruan mua këtë punë fillimisht. Sa më shumë që thoja jo, aq më shumë para hidhnin ata në tryezë,"- tha ai. 

Duke u nisur nga këmbëngulja e sauditëve, Javier Aguirre vendosi të fliste me gruan e tij, por shpejt mori një përgjigje të qartë: "Atëherë shko vetëm dhe kërko divorcin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll